Tirana ka fituar me shifrat 3-2 një derbi shumë të bukur ndaj Dinamos, duke i dhuruar trajnerit Erbim Fagu fitoren e parë në Superiore në pankinën bardheblu.
Një sukses i dyfishtë pasi sjell edhe shkëputjen në renditje ndaj rivalëve kryeqytetas, në ndjekje të nëj vendi në katërshen e parë të kampionatit.
Për Tiranën shënoi Nikqi në minutën e shtatë, Latifi në minutën e 18’ dhe Jonuzi në minutën e 79’, ndërsa për Dinamon ishte Qefalija me dy gola, në minutën e 69’ dhe 76’.
Me këtë fitore, Tirana renditet në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e gjashtë me 36 pikë./h.ll/abcnews.al