Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori për një 53-vjeçar, i cili dyshohet se ka goditur me grushte kamerierin e një lokali.
Sipas informacioneve të policisë, shkak i konfliktit dyshohet të jenë bërë për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një 53-vjeçari, pasi ditën e djeshme, në ambientet e një lokali, ka goditur me grushte kamarieren e këtij lokali, për motive të dobëta.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al