Partizani dhe Egnatia mposhten në transfertë, Erzeni ndahet në barazim me Laçin

schedule19:01 - 16 Mars, 2024

schedule 19:01 - 16 Mars, 2024

Partizani është mposhtur në Durrës nga Teuta me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në pjesën e dytë, ku Peposhi ndëshkoi “demat” në minutën e 67’.

Nga ana tjetër, kryesuesit aktual të Superiores, Egnatia, është mposhtur në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 2-0. Golat erdhën në pjesën e parë, ku një dopietë e Ahanonu përuli rrogozhinasit.

Sfida mes Erzenit dhe Laçit përfundoi në barazimin 0-0.

Me këto rezultate, Egnatia mbetet në krye me 51 pikë, Partizani në vednin e tretë me 46 pikë, Skënderbeu në vendin e katërt me 40 pikë, Laçi në vendin e shtatë me 31 pikë, Teuta në vendin e tetë me 31 pikë gjithashtu dhe Erzeni në vendin e nëntë me 27 pikë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!