Në një kohë kur është thelluar përçarja në degën e PS në Shkodër dhe ndërsa nesër pritet që KQZ të vendosë për fatin e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, Ministrja e Shtetit në Elisa Spiropali shprehet në Mbrëmje ABC News se Partia Socialiste është në proces tërësor riorganizimi.
“Ka debat, jemi në proces tërësor rioganizmi në gjithë territorin dhe deri në janar këtë punë kemi. Jemi në çdo lagje, fshat, qytet dhe jemi krenarë që kemi përfshirë dhe bashkëdrejtimin si një nismë inovative, ku të gjitha do bashkëdrejtohen me nga një burrë e grua. Struktura është e gjitha duke u ribërë dhe kjo është krejt normale dhe për më mirë. Aty ku ka probleme nuk i fshehim”.
E pyetur për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku i cili u përball me një situatë penale në të shkuarën, Spiropali tha se është në pritje të vendimit të prokurorisë dhe pastaj të KQZ-së, dhe se tashmë nuk është më çështje brenda PS.
“Njerëz kemi plot pafund dhe në rastin e zoti Kajmaku presim vendimin e Prokurorisë dhe pastaj KQZ. Nuk është më çështje jona, ne kemi bërë verifikimet për secilin kandidat. Kemi hyrë në të shkuarën e tyre. A janë të pastër? Por është përtej mundësive tona . Ne kemi gjithë vullnetin për të pasur kandidatë sa më të pastër.
Vetëm ne kemi kandidatë që i paraqesim se PD nuk doli fare në zgjedhje. Ne mundohemi që problemet t’i zgjidhim duke punuar”. /abcnews.al