Armiqtë e Rusisë nga vendet perëndimore u përpoqën në mënyrë aktive të prishin zgjedhjet presidenciale ruse, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova.
“Kundërshtarët tanë nuk u përpoqën një javë apo një muaj më parë. Më duket se në vitin e kaluar kanë bërë gjithçka për të prishur zgjedhjet presidenciale, për të penguar mbajtjen e tyre apo për të deformuar në mënyra të ndryshme konceptin e zgjedhjeve.” tha Zakharova.
Sipas saj, Perëndimi organizoi fushata dezinformuese dhe përhapjen e ndikimit në sferën kibernetike: nga postimi i përmbajtjeve armiqësore deri te bllokimi i aplikacioneve të organizatave ruse në platformat dixhitale, që është gjithashtu një element shumë serioz i ndërhyrjeve të huaja dhe përpjekjeve për të ushtruar ndikim.
/abcnews.al