“Nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë”, Tajani: Rrezikojmë konflikt bërthamor

schedule14:11 - 16 Mars, 2024

schedule 14:11 - 16 Mars, 2024

Në një intervistë për gazetën Corriere della Sera, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani foli për luftën ruso-ukrainase dhe rolin dhe strategjinë e Europës dhe Aleancës Atlantike (NATO).

“Askush brenda NATO-s nuk ka folur ndonjëherë për ndërhyrje të menjëhershme ushtarake, ne e dimë shumë mirë se çfarë lloj pasojash mund të ketë një konflikt, i cili do të rrezikonte të shndërrohej në një konflikt bërthamor.

Vetë NATO ka vendosur që Ukraina do të mund të bëhet anëtare vetëm pas përfundimit të luftës, sepse me mundësinë e anëtarësimit të menjëhershëm do të detyroheshim të ndërhynim në favor të një vendi të aleancës, i cili është nën sulm”.

“Ne kemi qëndruar në mbështetje të një vendi që është sulmuar në kundërshtim me çdo rregull ndërkombëtar. Megjithatë, qëllimi ynë është të arrijmë paqen, jo ta zgjerojmë luftën.

Dhe kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën të durojë, në mënyrë që të mund t’i japim fund armiqësive, pa pushtuar një vend tjetër.

Por kjo nuk ka të bëjë, e them qartë me ndërhyrjen tonë të drejtpërdrejtë:, shtoi kreu i diplomacisë italiane.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!