UEFA Development U-16 për vajza / “Legjionaret” e së ardhmes zhgënjejnë sërish, munden edhe nga Portuaglia

schedule19:16 - 15 Mars, 2024

schedule 19:16 - 15 Mars, 2024

Shqipëria U-16 ka luajtur sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në turneun “UEFA Development” U-16 për vajza ndaj Portugalisë.  Kjo sfidë u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit” dhe përfundoi me fitoren e Portugalisë 1-3.

Trajnerja Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Portugalisë: Lusia Krraba (GK), Gelda Kadiolli, Imelda Ara, Marina Rushaj, Meri Zekaj, Aishe Sulejmani, Neila Rakipaj, Klausia Murataj, Egla Hoxha, Erina Bajramaj, Kalomira Ndreu.

Vajzat e Portugalisë zhbllokua menjëherë rezultatin, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e dytë të takimit. Pjesa e parë mbaroi 0-1, ndërsa në fraksionin e dytë luzitanet shënuan edhe dy gola të tjerë, ndërsa Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës në fundin e takimit me Ganie Memetaj. Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të Portugalisë.

Turneu UEFA Development ishte një mundësi e mirë për stafin teknik kuqezi që të testonte disa nga vajzat e kësaj grup-moshe, të cilat mund të jenë të vlefshme në të ardhmen.

Nesër do të luhet edhe takimi i fundit i turneut “UEFA Development” U-16 për vajza. Në orën 12:00 në “Shtëpinë e Futbollit” Kosova do të përballet me Skocinë. /FSHF

Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun “UEFA Development“ U-16 për vajza:

11 mars

Skoci U-16 – Portugali U-16, 1-1 P(4-2)

Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 0-6

13 mars

Portugali U-16 – Kosovë U-16, 2-0

Shqipëri U-16 – Skoci U-16,      0-1     

15 mars

Shqipëri U-16 – Portugali U-16, 1-3

16 mars

Kosovë U-16 – Skoci U-16, 12:00 “Shtëpia e Futbollit”, Tiranë