Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gentian Bejtja ekzekutohet në pragun e shtëpisë/ Në vendngjarje mbi 15 gëzhoja, dyshohet se autorët ishin të maskuar

schedule19:16 - 15 Mars, 2024

schedule 19:16 - 15 Mars, 2024

Mbi 15 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes në Fushë-Krujë, ku Gentian Bejtja u ekzekutua pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka rapotron se autorët, dyshohet se ishin të maskuar.

Ata kanë mbërritur jashtë banesës së Bejtjas me një automjet “Land Rover” dhe pasi kanë parë portën e hapur, kanë hyrë brenda në oborr dhe ekzekutuan Bejtjan.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25 minuta të pasdites së sotme. Ata kanë hyrë brenda në oborrin e banesës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja. Grupi hetimor shpreson të mund të identifikojë autorët, dyshohet se kanë qenë të maskuar. Porta e oborrit ka qenë e hapur dhe dyshohet se Gentian Bejtja ka qenë duke u larguar nga banesa”, raportoi ndër të tjera gazetari Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!