Gentian Bejtja është ekzekutuar me kallashnikov në oborrin e banesës së tij në Fushë Krujë.
Mësohet se Gentjan Bejtja është qëlluar nga disa persona.
Forcat RENEA janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa policia pa rrethuar banesën ku u ekzekutua 42-vjeçari.
Kujtojmë se në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

