Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka një qëndrim kundër përfshirjes së NATO-s në luftën në Ukrainë. Sipas tij NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë, pasi kjo do të rrezikonte një luftë të tretë botërore.
“Unë besoj që NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë dhe shpresoj që të mos ndodhë. Të hysh dhe të bësh luftë kundër Rusisë do të thotë të rrezikosh Luftën e Tretë Botërore”, ka thënë ndër të tjera Tajani.
/abcnews.al/