Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Një 36-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap me doza kokaine. Gjatë operacionit të zhvilluar në Vlorë u sekuestruan dozat e lëndës së kokainës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 36-vjeçari siguronte lëndë narkotike në sasi dhe më pas i ndante në doza, të cilat i shiste në lagje të ndryshme të Vlorës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/