“Sterilizimi”, mbyllen hetimet. SPAK dërgon në gjykatë 8 të pandehur

schedule10:19 - 15 Mars, 2024

schedule 10:19 - 15 Mars, 2024

Prokuroria e posaçme ka mbyllur hetimet  për dosjen e sterilizimit të pajisjve kirurgjikale ku i përfshirë rezulton edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

SPAK pritet të marë të pandehur 9 persona, mes të cilëve edhe ish-minitsrin Beqaj që pritet të njihet zyrtarisht të hënën me akuzën e shpërdorimit të detyres.

Nëntorin e kaluar, gjykata e posaçme pranoi kërkesën e spak dhe caktoi masën detyrim paraqitje për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht të vitit të kaluar SPAK arrestoi ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj fitues i koncesionit të sterilizimit.

Ata akuzohen për shpërdoikm detyre, korrupsion dhe falsifikim të dokumentave. Ndërsa hetimet janë zhvilluar në gjendje të lirë për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave për shpërdorim detyre. /abcnews.al