Probleme me prostatën? Mjeku alternativ tregon se çfarë duhet të përdorni: Farat e kungullit i zieni në ujë për 20 minuta

schedule09:21 - 15 Mars, 2024

schedule 09:21 - 15 Mars, 2024

Mjeku alternativ, Hysni Dankshi këtë herë në emisionin “ABC e Mëngjesit”, është ndalur te sëmundja që po kthehet shqetësuese tek meshkujt, prostata. Ai ka zbuluar se disa nga simptomat që tregojnë se prostata është zmadhuar janë vështirësi në urinim dhe zgjimi natën për të urinuar.

Si pasojë, mjeku alternativ ka dhënë disa këshilla për ta luftuar këtë sëmundje, si çaji i realizuar nga farat e kungullit dhe kokërra e krijuar nga rrënjët e brokolit.

“Një metodë që është shumë e mirë është merr një grusht me farën e kungullit, pasi kanë një molekulë të veçantë në përbërjen e tyre. Farat e kungullit i zien në ujë dhe redukton masën e zmadhimit të prostatës. Për shembull, një grusht me fara kungulli i zien në një 1 litër e gjysmë ujë për 20 minuta dhe i pi në mëngjes dhe darkë si çaj.

Rrënjët e brokolit janë një tjetër alternativ, pasi ndihmojnë për kancerin e prostatës dhe brokolina pihet tre herë nga një, ndërsa ata në gradën e dytë tre herë nga dy.

Përveç se bimët që duhen përdorur, njerëzit që vuajnë nga prostata, duhet të eliminojnë alkoolin, lëndët djegëse dhe ushqimet djegëse, pasi janë të dëmshme”, u shpreh ndër të tjera Dankshi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!