Edvin dhe Rajmonda Picalli janë një çift bashkëshortësh akrobatë, të cilën po korrin sukses në Itali. Ata pasionin për cirkun e kanë trashëguar dhe te fëmijët e tyre, të cilat kanë fituar medalje.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, çifti kanë rrëfyer gjithçka, nga historia e tyre e dashurisë deri kompania që kanë krijuar në Itali.
“Ne jemi njohur në Laprakë, afër shtëpisë së Edvinit, aty kishte shtëpinë halla ime. Unë shkoja te halla dhe Edvini vinte shpesh nga Italia.
Ishte pak a shumë si dashuri me shikim të parë, kuptohesh vetëm kur e sheh njëri-tjetrin.
Unë nuk isha në botën e cirkut. Ka nisur si lojë, Edvini më propozoi që ta provoja”, tregoi Rajmonda.
“Halla dhe burri i saj ishin shkesa, sepse burri i hallës ishte shoku im. Unë kam qenë akrobat i vjetër. Cirkun e kam filluar që në moshën 6-vjeç, në vitin 1984. Dy vitet e para kam bërë këtë punë, kur u njoha me Rajmondën nisa dy punë, sepse do të krijonim familjen. Punoja si punë të dytë në një fabrikë metalike, ku prodhoja mjetet e cirkut.
Në fillim e fillova unë duke bërë festa. Kur erdha në Itali punoja në festat e kopshteve, më pas te një teatër dhe një tjetër. Më pas, lindi ideja që të krijonim një kompani”, u shpreh Edvini./abcnews.al