Policia italiane ka zhvilluar një operacion të madh anti-drogë kundër një grupi kriminal trafiku droge që vepronte në zonën e Bolonjas në Itali. Në pranga kanë rënë 36 persona nga italia, shqipëria dhe Pakistani.
Ata dyshohet se tregtonin lëndë narkotike në të gjithë qendrën historike të qytetit të Bolonjas.
Po ashtu policia njoftoi se grupi kriminal ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tunizianë për ta detyruara atë të vepronte në emër të tyre. Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike të ndryshme dhe 30 mijë euro cash.
Nga 44 masat e arrestit, 36 persona janë arrestuar në flagrancë. Në këtë operacion të madh në Bolonja u angazhuan 400 oficerë policie, duke përfshirë hetues nga skuadrat e lëvizshme dhe nga departamentet e parandalimit të krimit./abcnews.al