21 Janari festë kombëtare? PS del kundër opozitës, por i bllokon Bashkim Fino

schedule14:09 - 31 Tetor, 2019

schedule 14:09 - 31 Tetor, 2019

Komisioni i Ligjeve nuk mori dot një vendim nëse 21 Janari do të kthehet në festë kombëtare. Data përputhet edhe me 4 viktimat e vitit 2011, por opozita kërkon të nderojë në këtë ditë Kongresin e Lushnjes. Bashkim Fino doli kundër socialistëve, duke kërkuar që të shtyhej votimi, derisa qeveria të sjellë faturën financiare të një feste të tillë.

21 janari, shumicës së shqiptarëve ju kujton 4 viktimat në bulevardin e kryeministrisë, teksa Edi Rama udhëhiqte një protestë kundër Ilir Metës në vitin 2011. Por, 22 deputetëve të opozitës, kjo datë ju kujton nisjen e punimeve të Kongresit të Lushnjës, në vitin 1920 dhe duan që 21 Janarin ta kthejnë në festë zyrtare.

Myslim Murrizi kërkon mbështetjen e Kuvendit për ta zyrtarizuar këtë festë në ligj. Socialistët, nuk përmendën si argument përplasjen e datave me protestën e tyre të dikurshme, por ngritën një barrierë tjetër.

Bashkim Fino, që është edhe deputet i Lushnjës, doli kundër kolegëve të tij socialistë. Komisioni i Ligjeve e shtyu vendimin, duke i kërkuar qeverisë një faturë financiare nëse shtohet kjo festë zyrtare, si dhe i kërkuan akademisë së shkencave informacion historik mbi rëndësinë e kësaj date./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!