Klevis Qose emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

schedule14:07 - 13 Mars, 2024

schedule 14:07 - 13 Mars, 2024

Klevis Qose është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Qose kishte pak kohë që ishte emëruar tek shërbimi i provës, ndërsa më herët ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Emërimi i Qoses vjen pasi Admir Abrija u dorëhoq nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, të cilën e mbante prej 3 vitesh.

Dorëheqja e Abrisë erdhi vjen pak kohë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku i dënuari përjetë Sokol Mjacaj vrau brenda në qeli një tjetër të dënuar./abcnews.al