Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas finalizimit të ekstradimit të parë nga Dubai. Bruno Çobo, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup të strukturual kriminal, mbërriti këtë të mërkurë në Rinas. Balla thotë se ekstradimi shënon një faqe të re bashkëpunimi në luftën kundër pandëshkueshmërisë.
Reagimi i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
?? Një përgëzim i meritur për Interpol Tirana Policia e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe për rezultatet e muajve të fundit në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë.
/abcnews.al