Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ka shënua rritje në janar, sipas shifrave zyrtare.
Matja e gjithçkaje të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, një metrikë e quajtur produkti i brendshëm bruto (GDP) u rrit 0.2%, tha Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).
Ky është njoftimi i parë zyrtar i rritjes ekonomike që nga shpallja e recesionit muajin e kaluar, pasi pati dy periudha tre-mujore të njëpasnjëshme të rritjes ekonomike negative.
Rritja e përgjithshme në janar mund të nënkuptojë se recesioni është më i shkurtri ndonjëherë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar nëse trendi vazhdon në shkurt dhe mars.
Të dhënat, megjithatë, janë vetëm një vlerësim dhe janë subjekt i rishikimit.
“Ndërsa vitet e fundit kanë qenë të vështira, shifrat e sotme tregojnë se ne po bëjmë përparim në rritjen e ekonomisë, pjesë e së cilës bën të mundur uljen e kontributeve të sigurimeve kombëtare me 900 £ këtë vit që vjen”, tha kancelari Jeremy Hunt.
/abcnws.al