VIDEO/ Vijon “ëndrra” Saarbrucken, skuadra e Bundesliga 3 kap gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë

schedule23:23 - 12 Mars, 2024

schedule 23:23 - 12 Mars, 2024

Ishte padyshim një rezultat i magjishëm, që shton edhe më shumë shpresat për fitimin e trofeut për herë të parë, të Kupës së Gjermanisë. “Amatorët” e Saarbrucken kanë arritur një tjetër fitore të madhe në “DFB Pokal”, teksa kësaj radhe kanë arritur të mundin një tjetër emër të madh të futbollit gjerman, skuadrën e Borussia Monchengladbach.

Djemtë e teknikut Rudiger Ziehl kanë “përmbysën” gjithçka brenda 90 minutëshit, me miqëtë e Gladbach, që dërguan të parët topin në rrjetë, falë “bomberit”, 25-vjeçar, Robin Hack, në minutën e 9’-të, mirëpo Amine Naifi, vetëm dy minuta më vonë dhe Kai Brunker, në minutën e 93’-të të sfidës “hipotekuan” fitoren e madhe të vendasve, në “Ludëigspark Stadion”.

Falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më lart, skuadra e Saarbrucken arrin në gjysmëfinalen e madhe të këtij kompeticioni, teksa përballë do të ketë një tjerët emër të madh, skuadrën e Kaiserslautern, ndërsa në përballjen tjetër, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen do të sfidojnë Fortuna Dusseldorf, me të dyja këto sfida që do të zhvillohen në mbrëmjen e 3 prillit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: