Polemika të shumta në Itali. Një ndërhyrje në zonë e Kjaer ndaj Llorente në takimin Napoli-Atalanta është komentuar shumë, sikurse edhe penalltia e Cristiano Ronaldos në sfidën që Juventusi fitoi në transfertë ndaj Genoa.
Napolitanët kanë kërkuar që të paktën rasti në fjalë të rishikohej në VAR. Pamjet gjithashtu tregojnë goditjen që sulmuesi spanjoll i ka dhënë mbrojtësit bergamesk. Një nga ata që ka shpërthyer ka qenë edhe vëllai i Lorenco Insigne, Marco. “Mos ndoshta po luanim regbi?”, shkruan ai në llogarinë e tij në Instagram”.
https://www.instagram.com/p/B4R0d4CCWgS/?utm_source=ig_web_copy_link
Ai ka postuar edhe një video të penalltisë së akorduar për Juventusin, pas një rrëzimi të Cristiano Ronaldos. “Ku është VAR, ju jeni shkatërrimi i futbollit italian”. Mes shumë komentuesve ka qenë edhe Domenico Criscito, kapiteni i Genoas, i cili mungonte në fushë për shkak dëmtimi.
“E shpifur”, shkruante mbrojtësi, i cili më pas e ka fshirë komentin. Komentuesit masakrojnë veprimin e portugezit, sikurse kanë bërë në përgjithësi në rrjetet sociale. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B4QjwpyinLh/?utm_source=ig_web_copy_link