Një bazë e shpërndarësve të drogës është goditur në qytetin e Korçës gjatë operacionit “Kamuflimi”.
Dy pjestarë janë vënë në pranga dhe pesë të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Gjatë këtij operacioni, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 98 doza dhe një sasi prej 309 gr. me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, pesë kokrra metadon, 365 000 lekë, 60 euro, dy automjete dhe 6 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /ABC News Albania 24/7