Një 22-vjeçar është dënuar me dy vite burg në Korenë e Jugut, për shkak se nuk ushqehej me qëllim që të shmangte detyrimin ushtarak.
Gjykata e qarkut Gwangju vendosi se veprimet e 22-vjeçarit të paidentifikuar shkelnin Aktin e Shërbimit Ushtarak që kërkon që të gjithë burrat e aftë të shërbejnë të paktën 18 muaj në ushtri.
I pandehuri fillimisht peshonte 54 kg në janar 2021, por në një përpjekje për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak , ai u uritur dhe e zvogëloi peshën e tij në 49.7 kg dhe mbajti një peshë prej 50.4 kg deri në shkurt 2022.
Burrat në Korenë e Jugut , të cilët nuk janë fizikisht të aftë për të shërbyer në ushtri, i nënshtrohen shërbimit alternativ jo luftarak.
I riu mohoi akuzën duke thënë se kishte humbur peshë gjatë kësaj periudhe për shkak të stresit që rezultoi nga përjashtimi i tij nga universiteti dhe dështimi për të hyrë në universitetin që donte. /abcnews.al