Parlamenti Europian po planifikon të padisë Komisionin Europian për vendimin e tij për të zbllokuar 10 miliardë euro për Hungarinë, sipas një raporti.
Sipas burimeve për POLITICO, komisioni i çështjeve ligjore të parlamentit votoi pothuajse unanimisht për nisjen e veprimeve ligjore në një takim me dyer të mbyllura ditën e djeshme.
Në dhjetor, Komisioni Europian zhbllokoi rreth 10 miliardë euro para të gatshme për Budapestin, të cilat ishin ngrirë për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit në Hungari.
Vendimi erdhi pasi kryeministri hungarez Viktor Orban kërcënoi se do të bllokonte një paketë ndihme prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën por u kritikua nga anëtarët e parlamentit.
Udhëheqësit politikë do të takohen të enjten për një marrëveshje përfundimtare nëse presidentja Roberta Metsola mund ta çojë Komisionin në gjykatë përpara afatit të 25 marsit.
/abcnews.al