Herdi Prenga ka festuar titullin kampion një ditë më parë në Letoni. Riga barazoi 1-1 ndaj RFC dhe mjaftoi që matematikisht të mbronte titullin kampion, që e fiton për të dytin vit radhazi. Klubi i krijuar në vitin 2014 regjistroi një tjetër sukses dhe mbrojtësi shqiptar dhe kontributin e tij këtë sezon.
25-vjeçari është përzgjedhur disa herë në formacionin më të mirë të javës dhe ka marrë vlerësime të shumta. Këtë sezon ai ka luajtur në 23 takime dhe ka shënuar një gol kundër Jelgava. Një ditë më parë festoi titullin, së bashku me brazilian Roger. Ky i fundit ishte vjet pjesë e Kastrioti në Superiore dhe spikati me 11 gola të shënuar në Shqipëri.
ISMAJLI DHE UZUNI – Mbrojtësi i Hajduk Split, një ditë më parë përjetoi një ditë jo të mirë për shkak se skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Kroacisë. Gjithsesi ka edhe lajme të mira. Ismajli është përfshirë për të gjashtën herë në formacionin më të mirë të javës, si askush tjetër. Shifrat e tij të regjistruar në Instat Sport edhe njëherë ishin fantastike.
Paraqitje e mirë edhe për Myrto Uzunin. Sulmuesi anësor i Lokomotiv Zabreg spikati me tentativat e tij për të shënuar, duke u përpjekur në shtatë raste. Dy herë ai e dërgoi topin në kuadrat. Beratasi ishte shumë pranë formacionit më të mirë të javës së 13-të në kampionatin kroat. /abcnews.al