Vrasja e boksierit kosovar në Gjermani, tre persona të dyshuar, zbulohet edhe kombësia e tyre

schedule09:41 - 12 Mars, 2024

schedule 09:41 - 12 Mars, 2024

Organet e rendit në Gjermani kanë arritur të identifikojnë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Të dyshuarit janë një serb dhe dy kurdë. Këtë lajm e ka konfirmuar vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, duke zbuluar për mediat kosovare se priten të bëhen publike shumë shpejt edhe identiteti i tyre.

“Më kanë informuar që nesër (sot) do të bëhen publike identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra se cilët janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi vëllai i të ndjerit./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!