Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në aksin rrugor “Rrapsh-Hot” në Koplik. Mësohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
Fatmirësisht, raportohet se ka vetëm dëme materiale dhe jo në njerëz.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Rrapsh-Hot”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur një automjet. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies./abcnews.al