Izraeli: Nuk planifikojmë të pushtojmë Rafah së shpejti

schedule15:08 - 11 Mars, 2024

schedule 15:08 - 11 Mars, 2024

Sulmi i Izraelit në Rafah “nuk do të ndodhë së shpejti”, sipas zyrtarëve izraelitë për CNN, pasi ushtria izraelite (IDF) nuk ka përfunduar ende një plan për të evakuuar civilët nga zona, e cila pritet të zgjasin të paktën dy javë.

Përveç kësaj, ata raportuan se kabineti i Izraelit nuk ka miratuar ende planet për një operacion tokësor edhe në atë zonë.

Rreth gjysma e 2.3 milionë banorëve të Rripit të Gazës janë zhvendosur në Rafah, shumë prej të cilëve jetojnë në kampe.

Muajin e kaluar, Anthony Blinken theksoi se qeveria amerikane nuk do të mbështeste një pushtim izraelit në Rafah derisa të kishte një plan të mirë organizuar për të siguruar evakuimin e popullsisë civile dhe tani, duke pasur parasysh se ende nuk është arritur marrëveshje për një armëpushim të ri, Shtëpia e Bardhë ka shprehur shqetësimin se Izraeli do të pushtojë qytetin pas Ramazanit pa një plan evakuimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!