Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se një grup luftanijesh ruse ka mbërritur në Iran për stërvitje ushtarake.
Ata do të marrin pjesë në stërvitjet detare së bashku me Kinën, shkruan Sky News.
Stërvitjet do të zhvillohen në ujërat e Gjirit të Omanit dhe synimi i tyre kryesor është siguria e aktivitetit ekonomik detar.
Muajin e kaluar, u raportua se të tre vendet do të kryenin një stërvitje të përbashkët detare për “sigurimin e sigurisë rajonale”.
Shtetet e paria kryen gjithashtu një manovër të përbashkët detare vitin e kaluar në Gjirin e Omanit./abcnews.al