Juventusi ka fituar me vështirësi 2-1 përballë Genoas, një sfidë që pati tre gola dhe tre kartonë të kuq. Bonuçi i dha avantazhin Juventusit, por Kuoame barazoi shumë shpejt. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë, 1-1.
Fraksioni i dytë i lojës pati shumë tension dhe plot tre kartonë të kuq. Rabiot u ndëshkua për Juventusin, ndërsa te Genoa, Cassata dhe Marchetti. Në sekondat e fundit të sfidës, Ronaldo fitoi një penallti dhe nga pika e bardhë, ylli portugez arriti të shënojë, duke i dhënë tri pikët “Zonjës”.
Në takimet e tjera, Cagliari ka mposhtur Bolognan 3-2, Lazio shkatërroi Torinon 4-0 dhe Roma triumfoi në transfertë me të njëjtin rezultat kundër Udinese. Fiorentina mposhti 1-2 Sassuolon në fushën e këtyre të fundit, ndërsa Sampdoria dhe Leçe u ndanë në barazim 1-1./abcnews.al