Do të ishte një humbje trishtuese, për të mos ishte për vijën e fundit të mbrojtjes. “Verdhekuqtë” e Roma-s kanë arritur një tjetër “sukses”, mbrëmjen e kësaj të diele, ku edhe pse arritën barazimin, spektakolar, 2 me 2, ndaj “Violëve” të Fiorentina, rezultati është mëse i pritshëm kjo për shkak edhe të kalendarit të ngarkuar të italianëve.
Për vendasit golat erdhën nga Luca Ranieri e Rolanda Mandragora, në minutat 18’ e 69’. Mundësi shënimi pati edhe mbrojtësi tjetër, Cristiano Biraghi, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë, Svilar ishte i pakalueshëm, duke i krijuar kështu mundësinë shokët të tij të skuadrës, Houssem Aouar e Diego Llorente, të shpëtonin një pikë në “Artemio Franchi” falë golave të shënuar në minutat 58’ e 95’ të sfidës.
Falë këtij rezultati, Roma afrohet akoma edhe më shumë me zonën “Champions”, teksa tashmë ngjitet në kuotën e 48 pikëve, vetëm 3 pikë më pak se Bologna e vendit të 4-t, ndërsa “Violët” e Fiorentina mbeten në vendin e 8-të të tabelës, me 43 pikë. /i.m /abcnews.al