Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Më shumë njerëz kanë vdekur për shkak të mungesës së ushqimit dhe ujit

schedule07:55 - 10 Mars, 2024

schedule 07:55 - 10 Mars, 2024

Të paktën dy persona të tjerë vdiqën në Gaza të shtunën për shkak të kequshqyerjes së rëndë dhe dehidrimit, sipas Dr. Ashraf Al-Qidra, zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

“Një foshnjë dy muajshe ndërroi jetë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës dhe një grua 20-vjeçare gjithashtu vdiq nga uria në kompleksin mjekësor Al-Shifa në qytetin e Gazës”, tha Al-Qidra në një deklaratë, duke sjellë numri i përgjithshëm është 25, shkruan CNN.

Palestinezët e zhvendosur thanë se po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

Prindërit mbërrijnë në objektet e mbingarkuar shëndetësore duke kërkuar formula për foshnjat. Civilët kanë humbur mesatarisht dhjetëra kilogramë peshë, sipas punonjësve të ndihmës.

Në Gazën veriore, njerëzit nxitojnë për të rrëmbyer ndihmat nga pikat e rralla humanitare. Punonjësit shëndetësorë thonë se nuk mund t’u ofrojnë trajtime jetëshpëtuese banorëve të Gazës së kequshqyer, sepse bombardimet dhe rrethimi i Izraelit kanë dërrmuar sistemin mjekësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!