Kryeministri Edi Rama pas takimit të zgjeruar të qeverisë me kryetarët e bashkive, ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat, ku foli edhe për urën që lidh Ulqinin me Velipojën.
Kreu i qeverisë tha se është çështje burokracie dhe se bashkëpunimi me Malin e Zi është pozitive.
“Aty punohet! Projekti ka një zgjerim i cili është i propozuar nga arkitekti. Do ti shkojë bashkisë për miratim. Ne do e bëjmë hyrjen e Shkodrës ashtu siç kam dashur të jetë. Sa herë vija këtu thoja ‘si i fusin këtë njerëz në një grykë shishe dhe u marrin votat’.
Ne jemi të mirë sa nuk u marrim asnjë qindarkë fqinjëve, dhe ata duhet të bëhen të mirë sa ne.
Besoj se është çështje burokracie sesa vullneti. Unë e çmoj shumë bashkëpunimin me Malin e Zi, por është çështje burokracie. ‘Shkodra will be greate again’.”, tha Rama. /abcnews.al