Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të jetë të premten në Turqi për bisedime me homologun e tij, Recep Tayipp Erdogan.
“Të dy udhëheqësit do të diskutojnë rrjedhën e luftës, marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe marrëdhëniet dypalëshe”, tha Presidenca turke.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit në korrik, duke thënë se ajo ishte injoruar pasi kishte kërkuar kushte më të mira për eksportet e saj të ushqimit dhe plehrave, shkruan Sky News.
Turqia, e cila fillimisht ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes së bashku me OKB-në, është përpjekur të bindë Rusinë që t’i kthehet nismës.
Rusia ka thënë se nuk është e interesuar ta ringjallë marrëveshjen./abcnews.al