Ndërtimi i portit në Gaza/ Biden: Qëllimi është rritja ndihmave humanitare

schedule19:53 - 7 Mars, 2024

schedule 19:53 - 7 Mars, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet të bëjë njoftime në Kongres në lidhje me urdhrin për ndërtimin e një porti në Gaza, me qëllim transportimin e më shumë ndihmave humanitare nga deti.

“Sonte, presidenti do të njoftojë në fjalimin e tij për gjendjen e shtetit se ai ka urdhëruar ushtrinë të ndërmarrë një mision urgjent për të ndërtuar një port në Gaza”, u tha burimi gazetarëve. “Projekti do të kryhet në bashkëpunim me “vendet me të njëjtin mendim dhe partnerë humanitar“, shtoi një zyrtar i cituar nga Reuters.

Porti, i cili do të jetë i përkohshëm, do të rrisë vëllimin e ndihmave humanitare të destinuara për palestinezët në zonën e luftës, me “qindra ngarkesa shtesë” që mbërrijnë çdo ditë. Zyrtari vuri në dukje se SHBA do të koordinojë çështjet e sigurisë me Izraelin.

Ata do të punojnë gjithashtu me OKB-në dhe organizatat e ndihmës humanitare që “kuptojnë se si shpërndahet ndihma në Gaza“, vazhdoi ai, duke sqaruar se furnizimet e para do të vinin nga Qipro.

Ky mision nuk do të kërkojë vendosjen e trupave tokësore, por ushtarët amerikanë do të qëndrojnë në anije në brigjet e Gazës. Ndërtimi i portit do të marrë disa javë për të përfunduar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!