Një person humbi jetën dhe të tjerë mbetën të plagosur në një incident gjatë punës në rafinerinë e naftës Aftab në Bandar Abbas të Iranit. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni mirëmbajtjeje.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në mes të shkurtit, dy shpërthime goditën tubacionet e gazit në jugperëndim dhe jug të Iranit, duke mos shkaktuar viktima, por duke ndërprerë furnizimet në të paktën tre provinca.
Republika Islamike akuzoi armikun e saj të përhershëm Izraelin se qëndron pas shpërthimeve.
/abcnews.al