Mbi 70 gra janë vrarë në Turqi që nga fillimi i vitit

schedule14:28 - 7 Mars, 2024

schedule 14:28 - 7 Mars, 2024

Që nga fillimi i këtij viti në Turqi janë vrarë 71 gra, ndër të cilat shtatë më 27 shkurt, që është numri më i lartë i vrasjeve të grave deri më tani në një muaj.

Të paktën 403 gra u vranë në Turqi vitin e kaluar, dhe në shumicën e rasteve autorët ishin bashkëshortë aktualë ose ish-bashkëshortë ose burra të tjerë të afërt, sipas të dhënave nga platforma “Stop Femicidit”, një grup që ofron mbështetje për viktimat e dhunës.

Sekretari i përgjithshëm i grupit, Fidan Ataselim, tha se vrasjet e grave në Turqi ndodhin sepse disa prej tyre duan t’i japin fund marrëdhënieve problematike, ndërsa të tjera duan të punojnë.

/abcnews.a

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!