“Çdo vend ka nevojë për kritikët e tij”, piktori Orion Shima: Arti nuk është sport popullor, duhet të shkëmbesh mendime

schedule10:37 - 7 Mars, 2024

schedule 10:37 - 7 Mars, 2024

Piktori Orion Shima, i pyetur në emisionin “Pas Mesnate” se çfarë i mungon kritikës së artit pamor, u shpreh:

“Arti nuk është sport popullor. Sigurisht, ai bëhet për një target grup të caktuar, ka shijues, është emancipues, mund të tërheqi njerëz, por sigurisht nuk është një art masiv turmash. Në këtë aspekt, çdo kultivim shijesh zbut shpirtin njerëzor dhe ndikon”.

Sa i përket domosdoshmërisë së kritikës në art, ai tha është e nevojshme, pasi çdo vend në botë ka nevojë për kritikët e tij, qoftë dhe për një ballafaqim me kritikën ndërkombëtare.

“Kritika është një histori më vete që mungon. Ne nuk kemi një shkollë teorike. Dikur ka pasur një dhomë teorike, por që ishte pjesë e një sistemi. Absolutisht, çdo artist ka nevojë për një mendje racionale. Çdo vend ka nevojë për kritikët e tij. Qoftë dhe për një ballafaqim me kritikën ndërkombëtare, do të ishte një plus dhe një ndihmë për artin. Ke nevojë të shkëmbesh mendime, të debatosh, pse jo të hysh në një lloj zone luftimi intelektual për të kuptuar se si lëvizin rrymat. Është një pasuri”, deklaroi Shima./abcnews.al