Një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej ish-trajneri i Laçit U17, duke ofenduar lojtarët e tij dhe duke i goditur, ka bërë që Policia e Kurbinit të reagojë. Ditën e sotme, Ndue Tarazhi, është shoqëruar në rajonin e Policisë.
Trajneri i njohur në zonën e Kurbinit duhet të sqarojë atë që ka ndodhur. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë më tej. Ngjarja e ndodhur është e disa kohëve më parë, por Policia e vënë nën presionin e mediave ka vendosur të reagojë.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u proçedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI. Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij ” Keqtrajtim i të miturit”.
/abcnews.al