Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku foli për bazën e Kuçovës të hapur më katër mars. E pyetur nëse do të stërviten në këtë bazë ushtarët e Ukrainës, ajo tha se nëse do të jetë e arsyeshme do të ketë një stërvitje të tillë.
“Është një aset që i përket aleancë. Në koordinim me NATO nëse do shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, tha Balluku.
/abcnews.al/