Rreziku nga ndryshimet klimaterike, çfarë duhet të bëjë Shqipëria?

schedule09:12 - 30 Tetor, 2019

schedule 09:12 - 30 Tetor, 2019

Çështja e ndryshimeve klimaterike është një çështje globale, por në  5-10 vitet e fundit Shqipëria është bërë më e nxehtë, çka e tregon edhe grafiku i hartës globale. I ftuar në studion ABC –ja e mëngjesit koordinatori i ndryshimeve klimaterike në OKB Brian J. Williams tha se e ardhmja do jetë më e nxehtë dhe me reshje të pakta, që mund të shkaktohen përmbytje.

 “Klima ka ndryshuar, përbën një nga çështjet më të rëndësishme dhe ju e  dini se Shqipëria ka vuajtur nag e njëta gjë. Ai grafik tregon se në 5 -10 vitet e fundit e kuqja është bërë më e fortë.

Qeveria ka marrë pjesë në konventën e Parisit për ndryshimet klimatike. Qeveria ka thënë se ardhmja do jetë më e nxehtë 4-5 herë më nxehtë dhe mendoni si do jetë?  Reshjet do jenë më të pakta, do të ketë shumë rrezik për përmbytje, probleme me digat. Ndryshimet klimaterike janë çështje globale”.

Në këtë situatë Williams sugjeron mbjelljen e pemëve dhe energji alternative nga dielli dhe era.

“Qeveria miratoi një moratorium për prerjen e pemëve, shpyllëzimi ka ndodhur dhe më parë por e rëndësishme është që ne ta ndalojmë këtë gjë dhe mbjella e pemëve është gjëja më e mirë.

Bashkitë kanë probleme ka probleme dhe disa burime duhet ti kalojnë atyre.

Nuk kemi të bëjmë me çështjen e betonit por me planifikimin urban të sigurohemi që ka hapësira të gjelbërta për qytetarët. Qytetet janë për qytetarët dhe duhen ndërtuar për qytetarët jo për automjetet.

Është e vërtetë që e gjithë energjia elektrike përdoret pa dioksid karboni dhe shumica vjen nga ujërat, kur ka më pak reshje Shqipërisë i duhet të importjë  energji që ndoshta vjen nga qymyri. Por kemi edhe  ditë me diell dhe është potencial i madh përdorimi i energjisë diellore. Edhe pse për momentin nuk ka shkarkime e emetime e dimë që Shqipëria ka nevojë për energji. E mira do jetë që Shqipëria të krijojë energji elektrike pa karbon. Nëse do ketë ndonjë projekt të ri vlerësimet në mjedis të jenë që të ketë konsultime dhe të flasin më zë të lartë për këto”.

Për koordinatorin e OKB hapja e negociatave me Shqipërinë përmirëson kapacitet institucionale në funksion të ndryshimeve klimaterike.

“Ne si organizatë e OBK nuk merremi me çështjet politike të këtij objektivi madhor për në BE. Shqiqpria ka rënë dakort që të përmbushë axhendën e viti 2030 për zhvillim të qëndrueshëm dhe unë besoj se sa më shpejt të çelen negociata me BE, aq më shumë do ketë lidhje institucionale nëpërmejt institucioneve të BE dhe Shqipërisë të cilat do e ndihmojnë Shqipërinë të përmirësojë kapacitetet funksionale. E rëndësishme është që Shqipëria të investojë në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe e rëndësishme është që shqiptarët të punojnë sëbashku”.

I pyetur nëse shqiptarët e mbrojnë klimën Williams përgjigjet s kjo ëhstë një çështje globale, por ka rritje të ndërgjegjësimit individual.

“Kjo është çështje globale kudo në botë është e vështirë që një individ ta lidhë sjelljen e vet me një gjë të tillë me një stuhi a zjarre në pyje. Ne shohim zjarre. Ka rritje të ndërgjegjësimit që ato gjëra që bëjmë ne ndryshojnë planetin. Ndotja  e ajrit në gjithë botën janë bërë sondazhe që ka humbje jete nga ndotja  ajrit. Ka gjëra që bëjnë individët dhe ka gjëra që bëjnë qeveritë. Njerëzit thonë që këto janë hapat që duhet të ndërmarrin qeveritë tona për të mbrojtur mjedisin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!