Djali i ikonës së kinematografisë, Kadri Roshi, Kliti Roshi, i cili dhe vetë është me profesion aktor, ka kujtuar babain dhe veprat e tij në emisionin “Pas Mesnate”.
Madje, ai ka zbuluar dhe shumë të fshehta, të cilat kanë kuriozuar dhe më shumë publikun.
Ndër të tjera, Kliti ka treguar se babai nuk e donte rolin e kujdestarit te filmi legjendar “Lulëkuqe mbi mure”, por donte rolin e kuzhinierit, Lonit. Mirëpo, u detyrua ta pranonte, pasi regjisorit Dhimitër Anagnosti nuk i thoshe dot ‘jo’.
“Fillimisht, pasi ka lexuar skenarin, Kadriu nuk ka dashur kujdestarin te “Lukëkuqet mbi mure”. Mirëpo, t’i thoje jo Anagnostit, ose ke një arsye shumë të fortë, ose më fal po paske ikur. Ai donte Lonin, kuzhinierin që me shumë mjeshtëri, aty e interpreton i madhi Enver Dauti, një ikon dhe ai e artit shqiptar, pavarëisht se paksa në heshtje. Rolet e vogla janë si ajo shprehja që kemi ne ‘ferra e vogël fsheh lepurin e madh’. Pra, nga këto rolet e vogla, urdhëro Sahatçiun te ‘Orët e Kremlinit’, tre minuta rol gjithsej, shikoje, dëgjoje dhe ‘përktheje’, të vjen mesazhi”, u shpreh Roshi./abcnews.al