Romelu Lukaku ka shënuar golin e dytë për Interin në takimin ndaj Brescias. Bomberi belg realizoi një supergol në minutën e 65-të, duke dyfishuar avantazhin e zikaltërve. Një kundërsulm model, i nisur nga duart e Handanovic, gjen Gagliardinin në të djathtë.
Mesfushori zikaltër pason më përpara për Romelu Lukakun, i cili e sheh veten si një sulmues krahu. Gjithsesi, pak rëndësi ka për gjigantin e sulmit, pasi me hapat e tij galopantë, spostohet në qendër dhe gjuan me të majtën në hyrje të zonës, duke gjetur cepin e largët të portës. Një supergol!/abcnews.al
Serie A, java 10
Brescia – Inter 0-2
Martinez 23’, Lukaku 65’