Britania e Madhe, investime në Shqipëri/ Ambasadori Smith: Jemi fokusuar kryesisht në veri, më tepër biznese do të përfitojnë

schedule17:59 - 4 Mars, 2024

schedule 17:59 - 4 Mars, 2024

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith deklaroi se investimet britanike në vendin tonë, aktualisht janë fokusuar në veri.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Smith u shpreh se investimet janë përqëndruar në këtë zonë, pasi ka lidhje të shqiptarëve nga veriu i Shqipërisë, me shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Sipas tij, Dhoma britanke e Tregtisë ka filluar punën për të zgjeruar tregtinë në të gjithë vendin.

“Keni të drejtë. Ka pasur përpjekje të mëdha për të rritur investimet në veri të Shqipërisë. Kemi parë më tepër përpjekje për të sjellë aftësitë e duhura te të rinjtë, për t’i mundësuar atyre të kenë mundësi të punojnë në mënyrë më të efektshme në Shqipëri, në çdo fushë që do të zgjedhin. British Council do të investojë në shkolla, do t’i angazhojmë edhe në sektorin privat. Nuk bëhet fjalë vetëm për veriun, Dhoma e Tregtisë ka filluar punën për të zgjeruar tregtinë në të gjithë vendin. Po përqëndrohemi aktualisht në veri, kemi lidhje midis shqiptarëve në Britani dhe në atyre në Shqipërinë e Veriut. Do të jetë një zonë ku do të investojmë.

Gjatë viteve në vijim do të shohim më tepër biznese që përfitojnë dhe sektorin kombëtar që angazhohet në veri. Besoj se është e rëndësishme për të ardhmen. Jemi në rrugën e duhur. Kemi qasje të plotë për investime, fokusin e kemi në veri”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!