Zhurmues e pankarta/ Foltorja bllokon sërish seancën plenare, mbyllet brenda pak minutash

schedule17:15 - 4 Mars, 2024

schedule 17:15 - 4 Mars, 2024

Ka nisur me zhurmues seanca plenare e kësaj të hëne, ku do të diskutohet për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Deputetët e Foltores kanë vazhduar me skenarin e tyre të përjavshëm, duke vendosur zhurmues në sallë dhe duke iu rënë bilbilave për të mos lejuar fjalën e deputetëve të maxhorancës.

Në vazhdën e kësaj situate kaotike, deputetët e Bashës janë parë që të braktisin sallën ndërsa Flamur Noka, ndërsa mori fjalën deputeti Vullnet Sinaj, nuk e ka lejuar të flasë. Kjo bëri që kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla ta mbyllte seancën plenare brenda pak minutash.

“Nga ana e opozitatëve, ka deputetë, të cilët janë në këmbë dhe kanë pankarta në duar. Është zhurmues elektronik që vendoset në seancat plenare në mënyrë të vazhdueshme por nuk ka deri më tani aksione agresive të përdorimit të dhunës rfizike, duke shënuar një reflektim që ka ardhur hap pas hapi nga ana e deputetëve të opozitës, sidomos edhe pas kritikave të ndërkombëtarëve.

Shohim Bardhin, Saluianjin, Nokën dhe një sërë deputetësh, të cilët kanë dominuar aksionin opozitar që kur Berisha nuk mund të jetë më në parlament. Shohim që grupimi i Bashës që largohet nga seanca plenare. Mesa duket është një shenjë distancimi me atë që po ndodh në seancë plenare”, raporton gazetarja Esiona Konomi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!