Mirvana Shutina është me profesion infermiere. Për shumë kohë ka punuar në spitalin Infektiv. Por dy vitet e fundit ajo koleksionon dhe shet objekte antike.
Disa prej tyre i përkasin edhe viteve 1800. Në dyqanin e saj modest ka edhe verëra të cilat datojnë që prej vitit 1922. Ajo thotë se interesi i shqiptarëve për objektet antike e ka habitur.
Veglat e vjetra muzikore janë ato që shiten të parat. Por cili ka qenë objekti më i shtrenjtë që ka shitur ndonjëherë?
Mirvana ka dy vite që është shkëputur nga puna si infermiere, por do të rikthehej sapo ti vinte mundësia. Megjithatë zemra e saj tashmë mban Brenda dy dashuri.
/abcnews.al/