Padyshim, qendërmbrojtësi danez, Andreas Kristensen është një nga futbollistët, shitja e të cilit do t’i gjeneronte të ardhura më të mëdha, “Katalanasve” të Barcelona, pasi ai erdhi me parametra zero nga Chelsea dhe tashmë “Blaugranat” tanë kanë mundësi t’i marrin miliona të shumtë mjeshtrit të prapavijës.
Mirëpo, përkundër thashethemeve dhe informacioneve që e vendosin atë si një nga lojtarët me të cilët Barça mund të fitonte para, danezi në ka folur së fundmi, për mediat në vendin e tij, ku ka hedhur poshtë gjithçka për një largim nga “Camp Nou”.
“Unë nuk do të shkoj askund. E dija se nga vija kur nënshkrova për Barçën, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe nuk mund të mendoj për asgjë tjetër përveçse të vazhdoj këtu pas verës. Kur dikush si unë e di se çfarë do të ndodhë, ka një qetësi totale. Pjesa tjetër është vetëm zhurmë”,- u shpreh “shtatlarti” danez i mbrojtjes. /i.m /abcnews.al