Qeveria britanike bëri thirrje për një “hetim urgjent”, sipas një deklarate të ministrit të Jashtëm, David Cameron, për masakrën që shkaktoi më shumë se 100 viktima.
Palestinezët u mblodhën për të marrë ndihmat kur u qëlluan nga forcat izraelite.
Cameron e quajti incidentin “të tmerrshëm” dhe paralajmëroi se gjëra të tilla “nuk duhet të ndodhin kurrë më”.
Një situatë “thjesht e papranueshme”, shtoi ai, duke paralajmëruar se Izraeli ka detyrimin të sigurojë që kalimin e ndihmave në Gaza.
/abcnews.al