Mario Goetze u aktivizua si titullar në derbin kundër Schalke 04, por ndeshja e tij zgjati vetëm 58 minuta. Një dëmtim në krah e detyroi t’i linte vendin Thorgan Hazard. Fantazisti i Borussia Dortmund ka kryer kontrollet mjekësore që kanë përcaktuar shkallën e dëmtimit.
27-vjeçari ka pësuar një mikrofrakturë në parakrah dhe ka probleme në kyçin e dorës. Asgjë me rrezik dhe Goetze pritet të rikthehet shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Favre.
Lojtari ofensiv do të jetë gati për ndeshjen e nesërme kundër Gladbahut në kupën e Gjermanisë. Te verdhezinjtë u trembën shumë, madje menduan se do të humbitnin shërbimet e Goetzes për ndeshjen kundër Interit në Champions (5 nëntor), por për fat lojtari ia hodhi paq. /abcnews.al