Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare: Si do të funksionojë plani i rritjes ekonomike për Ballkanin?

schedule20:59 - 1 Mars, 2024

schedule 20:59 - 1 Mars, 2024

Bashkimi Evropian ka një plan ambicioz për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Plani i ri i rritjes ekonomike ka një vlerë prej 6 miliardë eurosh.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi theksoi se fushat kryesore ku do investohet janë lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zona e vetme e pagesave në euro, transporti, energjia dhe tregu i vetëm digjital.

“Plani ka 10 drejtime kryesore që më shumë se gjysma lidhen me infrastrukturë, rrugore, energjetike dhe digjitale dhe pjesa tjetër lidhet me tranzicionin e gjelbër për të shkuar drejt një ekonomie pa ndotje. Dhe pjesa e tranzicionit digjital që është sërish një sfidë dhe bën të mundur edhe qarkullimin e shpejtë të informacionit për të zhvilluar ekonominë. Por ky plan nuk përjashton arsimin apo atë që quhet kapitali human. Në një rajon ku rinia ka prirjen të largohet kjo e bën të pamundur edhe rritjen ekonomike. Baza e një rritje ekonomike është investimi bashkë me kapitalin human”, tha më tej Kamberi.

Ndërsa nga ana e tij, Diego Abedinaj studiues për projektet e qëndrueshme në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në “ABC News” u përveç aspektin financiar fokusi do të përqendrohet edhe në tregun e përbashkët digjital.

“Përveç aspektin financiar që është një shumë e konsiderueshme, fokusi i këtyre tre viteve është përqendruar në ndërtim rimëkëmbje të ekonomisë dhe aspekte të tjera që lidhen me tregun e përbashkët digjital që supozohet të kenë një qasje të re. Janë disa shtylla, përafrimi i tregut të BE me tregun rajonal të Ballkanin Perëndimor. Një asistence e re e shtuar financiar për të zbatuar këto reforma që lidhen me sistemin e drejtësisë zbatimin e ligjit dhe të korrupsionit”, u shpreh ai.

/abcnews.al/